Komiteti Teknik i Ekspertëve kishte vendosur para 2 javësh masën shtrënguese të karantinimit të detyrueshëm për shtetasit e ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Por sot në datën 3 maj, kjo masë nuk është më në fuqi. Shtetasit e vendeve fqinje, mund të hyjnë në territorin shqiptar pa kushte.
Komiteti Teknik i Ekspertëve kishte vendosur këtë shtrëngim, për shkak të shifrave shqetësuese të të infektuarve.
Ende nuk ka asnjë informacion a do të merret një vendim tjetër, në lidhje me karantinën.