‘Shqipëria hesht, kur duhet të veprojë’/ Ish-ambasadori: Influenca ruse kërkon të jetë prezente në Ballkan, kemi hyrë në…  

Ish-ambasadori Agim Nesho, nuk mendon se Vladimir Putin do të ndërmarrë një sulm ndaj Ukrainës. I ftuar në “Frontline”, në “News 24”, Nesho tha se, nëse Rusia do të dalë kundër Perëndimit, atëherë do t’i bashkëngjitet Kinës, e cila do ta lërë në hije.

Nesho tha se, Shqipëria duhet të bashkëveprojë me vendet e NATO-s që të dërgojë ndihmë në Ukrainë.

“Nuk mendoj se Putini do të futet në luftë sepse forca e federatës ruse është nëse gjen një zgjidhje komplementare me Europën. Vetë diplomacia ruse ka këmbëngulur për të gjetur një kompromis.

Nëse Rusia do të dalë kundër Perëndimit dhe do të vazhdojë ofensivën e saj, nuk do të mbetet hapësirë vetëm t’i bashkëngjitet Kinës. Por Kina do t’i bëjë një trajtim që ta lërë në hije, në plan të dytë. Politika e Kinës e shikon me agresivitet hapësirat e mëdha tokësore, sidomos në lindje. Madje është një konflikt i fshehur që mund të shpërthejë.

Nëse humbet lidhja me Perëndimin, rruga e vetme e dhimbshme do të jetë t’i bashkohet Kinës. Çështja e diplomacisë do të jetë gjithmonë. Politika ruse nuk është shumë e drejtpërdrejtë. Kërkon që të provokojë në një mënyrë.

Biden ka kërkuar një tjetër negociatë. Politika amerikane ka qenë shumë konsekuente. Gjermania ka qenë gjithmonë e ftohtë ndaj konflikteve të tjera. Social-demokratët kanë qenë më afër me një politikë që Rusia dhe Gjermania dhe të kenë gjithmonë një bashkëpunim që i sjell siguri Europës.

Ballkani

“Rusia i ka përdorur vendet që ka influencë, Serbinë duke ditur edhe investimet strategjike. Influenca ruse kërkon të jetë prezentë në Ballkan. Për Rusinë, Ballkani është një rajon që e ngre atë në rolin e një superfuqie.

Ajo do të jetë edhe një fuqi dominuese në Mesdhe. Shqipëria ka hyrë në lojën e Vuçiç. Për të marrë një rol të madh ka ofruar veten një projekt, si Ballkani i Hapur që të jetë një zgjidhje e çështjes së Ballkanit duke sjellë bashkëpunim me Serbinë. Shqipëria ka rënë pre e lojës serbo-ruse.

A duhet që Shqipëria të japë ndihmën e saj?

“Pse jo. Në princip, ai. Duhet koordinim me vendet e tjera të NATO-s. Pse Shqipëria mos të ndihmojë në një çështje të drejtë. Shqipëria hesht atëherë kur duhet të veprojë.

/Burimi: BW/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *