Delegacioni që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ ka mbërritur në Tiranë.
Kreu i KOKSH Fidel Ylli, sportistët medalistë Islam Dudaev dhe Chermen Valiev si dhe trajnerët e tyre përkatës kanë zbritur nga avioni dhe janë pritur me ceremoni.
Për herë të parë Shqipëria siguroi dy medaljet e para Olimpike, ato të bronzta në mundje me Valiev dhe Dudaev.
Më 10 gusht Chermen Valiev i siguroi Shqipërisë medaljen e parë olimpike në Histori, ndërsa më 11 gusht mundësi Islam Dudaev fitoi medaljen e dytë të bronztë për vendin tonë.
Shqipëri ka garuar në Lojërat Olimpike në Paris me tetë sportistë.