Një ndër pyetjet që janë bërë shpesh kohët e fundit e që ka interes të shtuar, lidhet me faktin nëse Shqipëria do të kërkojë pasaportë vaksinimi. Kryeministri Rama tha qartësisht se vendi ynë nuk do të vendosë asnjë kusht, për të gjithë ata që duan të vijnë për sezonin turistik.
Në këtë formë, kreu i qeverisë garantoi se Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht për ata që duan të vijnë në vend. Ndër të tjera, Rama u shpreh tejet optimist sa i takon procesit të vaksinimit, ndërsa Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se kanë sugjeruar që të hapen kufijtë që të hyjmë në BE.
Do të vazhdojë BE të mbështesë vendet e Ballkanit me doza? Do të lëvizin lirshëm në BE? A do të kërkojë Shqipëria pasaportë vaksinimi?
Oliver Varhelyi: Shpesoj shumë që me 651 mijë doza thjesht po çelim dorëzimin. Shpesoj që unë do të vij vetë dhe të jenë aq të shpeshta sa mos të kem kohë. Po kemi bërë propozim ndaj shteteve anëtare dhe ato e marrin atë vendim. Në rekomandimet tona, ne kemi sugjeruar që të hapen kufijtë që të hyjnë në BE edhe pa pasur arsye thelbësore. Po përdorim të dhëna epidemiologjike. Ato me situatë të mirë, të kenë mundësi të vizitojnë shtetet e BE. Shpresoj që në formë graduale të rifillojmë këtë proces. Shpresojmë që të kemi verë normale.
Rama: Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht për të gjithë ata që duan të vijnë për sezonin turistik. Me shumë kënaqësi po ndjek procesin e pronotimeve që rriten vazhdimisht, për të kaluar pushimet në Shqipëri. Ne jemi në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja e vaksinave. Do ta vazhdojmë me ritëm të lartë. Tani objektivi është 1 milion. Puna vazhdon që Shqipëria të buzëqeshë e çliruar, dhe kapaciteti i saj të përdoret sa më shumë këtë vit dhe pastaj totalisht vitin e ardhshëm.