Shqipëria me përqindjen më të lartë të njerëzve që nuk mund të ndjekin një dietë të shëndetshme

Së fundmi është publikur një studim krahasues së Bankës Botërore ku sipas tij  thuhet se rreth 20% e popullsisë në Shqipëri gjatë vitit 2020 nuk kishin mundësi të ndiqnin një dietë të shëndetshme.

Nga e gjithë lista Shqipëria rezultoi si vendi me përqindjen më të lartë të popullsisë në Europë që nuk kanë mundësi të ushqehen shëndetshëm.

Përballueshmëria e dietës u bazua në çmimet e artikujve ushqimorë, krahasimi i këtyre kostove me të dhënat e shpërndarjes së të ardhurave tregon nivelin e përballueshmërisë së dietës. Rreth 42% – ose 3.07 miliardë njerëz nuk mund të përballonin një dietë të shëndetshme në vitin 2020. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare më të ulëta proporcionet u rritën në 88% dhe 69% respektivisht, dhe në dymbëdhjetë vendet më të prekura – të gjitha në Afrikën Sub-Sahariane, mbi 90% e popullsisë nuk mund të përballonte një dietë të shëndetshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *