Nga Korça, kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë, se edhe Shqipëria do të ketë resortin e saj të skive.
Për pushime dimërore nuk është e nevojshme për të shkuar jashtë vendit, pasi edhe në Shqipëri do të ketë një resot skish, për të cilën Rama ka zbuluar se do të jetë në zonën e Moglicës. Për këtë projekt, po diskutohet me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësit.
Teksa renditi disa nga projektet për të cilat i cilëson si arritje të qeverisë së tij, Rama premtoi se Shqipëria do të shndërrohet në kampione të turizmit në Ballka, dhe jo vetëm për sezonin turistik.
“Vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan, të agroturizmit. Është tërësisht e mundur dhe një proces që ka hyrë në rrugën e realizimit dhe që do të kërkojë kohën e vet. Nëse ne flasim për projekte të mëdha në turizëm, se nëse flasim për Durrësin, për shndërrimin e portit në një port të madh turistik, porti i Vlorës, Porti i Sarandës që tani është një kantier, nëse flasim për dy portet e reja tregtare që do ndërtohen. Nëse flasim për aeroportin e Kukësit me çunat që do vijë nga Londra të zgjedhur me numër sharjes që më bënin mua kur i thoja për aeroportin e Kukësit, do vijojmë më pas me atë të Sarandës. Nëse flasim për parqet fotovoltaike, apo sektorin e energjisë. Të gjitha këto vijnë si rezultat i faktit se në këto dy mandate ne kemi ndërtuar një platformë të re që do të ngremë Shqipërinë në një nivel tjetër.
Me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësi, kemi filluar diskutimin për ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Moglicës, projekt që do jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri që e kemi lidhur gjithmonë vetëm me verën, por kemi të pa eksploruar turizmin malor dhe Korça është zgjedhja e parë për këtë dhe hapja e një resorti skish do sjellë shumë më tepër punë e reputacion. Ka ende shumë hapësirë edhe për zhvillimi e bujqësisë dhe agro-turizmin. I bëj apel atyre që janë në emigracion nga kjo zonë që nëse kanë një shtëpi në zonën e fshatit, të investojnë në agroturizëm se do sjelli të ardhura më të larta se i punësuari i kujtdo në emigracion. Kemi sot pika agroturizmi në të gjithë Shqipërinë që tregon se kjo industri sjell të ardhur atë konsiderueshme për familjet”, tha Rama.