Shqipëria ndjek Vuçiç… drejt braktisjes së samitit të BE-së në 23 Qershor?!

Pas presidentit serb Aleksandër Vuçiç edhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka vënë në pikëpyetje të madhe nëse Shqipëria do të jetë apo jo në Bruksel e pranishme në 23 Qershor. Duke lënë të nënkuptohet mos pjesmarrjen por edhe përgjigjen negative në këtë samit Rama shkruajti në Twitter:

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”.

Refuzimi I ftesës për të qënë pjesë e Samitit do jetë një precedent që ndodh për herë të parë . Ai është edhe më shqetësues duke qënë se Shqipëria e ndërmerr këtë veprim një ditë pasi vetë presidneti Serb e paralajmëroi këtë gjë, por edhe pak ditë pas takimit të radhës të vendeve që I kanë thënë “po“ nismës “Open Balkan“. Serbia ka shumë arsye që mund të lidhen me faktin se duhet të japë përgjgje për dy kërkesat e fundit të artikuluara nga kancelari gjerman e pastaj edhe vetë BE që janë në lidhje me mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe njohja e Kosovës.

Maqedonia e veriut e ka marrë pak a shumë përgjigjen se Bullgaria e ka bllokuar sërish statusin e saj,  Një refuzim I Shqipërisë në këtë samit mund të përkthehet si një presion për divorc me Bashkimin Europian. Megjithatë mbetet për tu parë se cfarë vendimi do të marrë kreu I qeverisë shqiptare deri të mërkurën/Priza.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *