Partia gjermane CDU-CSU ka reaguar në lidhje me Konferencën e Parë Ndërqeveritare në Bruksel për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Përmes një deklarate zyrtare, dr. Johann Wadephul, kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor pohoi se ka asnjë lëshim nga Bundestagu gjerman përsa i përket kritereve të anëtarësimit në BE.
Sakaq shtoi se ende ka kritere që nuk janë përmbushur, siç janë ato për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit.
“Megjithatë, duhet të jetë po aq e qartë se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit. Për Shqipërinë në veçanti, Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t’i zbatojë këto reforma me guxim dhe qe BE-ja të kërkojë përmbushjen e tyre gjatë bisedimeve”, tha ai.