Shqipëria në Këshillin e Sigurimit në OKB / Ministria e Jashtme hap intervistat për kandidatët

Ministria e Jashtme ka nisur intervistat me kandidatët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Sot filluam intervistat me kandidatët për Ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit, të cilët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa nga diplomatët më me përvojë të MEPJ dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave”, njoftoi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Intervistat do të përmbyllen në fund të kësaj jave. Ministrja Xhaçka flet për interesim të madh.

“Si nga përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm, ashtu edhe nga kandidatë nga qytetarë e qytetare shqiptare nga mbarë bota, ekspertë e profesionistë, që kanë shprehur vullnetin të kontribuojnë duke përfaqësuar vendin e tyre si pjesë e ekipit”, shtoi ajo.

Xhaçka premton një proces transparent e meritokratik përzgjedhjeje.

“Ekipi që do të dalë në fund të këtij procesi do të jetë zëri dhe fytyra e shqiptarëve në Këshillin e Sigurimit prandaj do të bëjmë çdo gjë që shqiptarët të përfaqësohen në këtë moment historik vetëm nga profesionistët më të mirë!”, thotë ministrja.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *