Një raport i EUROSTAT-it ka treguar se Shqipëria rezulton si vendi më i korruptuar në rajon si dhe vetëm Rusia ishte ajo më e dobëta në luftën kundër korrupsionit.
Për këtë raport ka reaguar dhe presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili është shprehur se në Shqipëri ka një mungesë të theksuar të llogari dhënies dhe se skema e incerenatorëve, PPP dhe koncesionet po ndikojnë në përkeqësimin e luftës së korrupsionit.
“Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë.
Asnjë surprizë!
Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate.
Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.