Shqipëria në listën e 20 vendeve më të shtrenjta në botë për çmimin e naftës

Çmimi i naftës ka rënë këto ditë në bursat amerikane dhe europiane, por luhatja nuk ka ndikuar në tregun shqiptar. Ky i fundit mbetet ndër më të shtrenjtët në botë për nivelin e çmimit të karburanteve.

Në bursën amerikane një fuçi nafte e papërpunuar tregtohet në kuotën e rreth 72 dollarëve për fuçi, ndërkohë që edhe në Europë çmimi ka pësuar ulje të lehtë. Në SHBA, çmimet e naftës ranë pasi investitorët shqetësohen për mungesën e progresit në negociatat midis demokratëve dhe republikanëve në Uashington për të rritur tavanin e borxhit.

Presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy arritën një marrëveshje paraprake mbi borxhin gjatë fundjavës, por ajo duhet të marrë miratimin e Kongresit i cili deri më tani mbetet i përçarë. Marrëveshja duhet arritur përpara 5 qershorit, ditë kur Departamenti i Thesarit thotë se vendi nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij financiare.

Luhatjet në çmim janë të vogla, megjithatë ato ndikojnë edhe në tregun shqiptar të karburantev, ku një litër naftë shitet sot në pompë me çmim 176 lekë/litër, shkruan Euronews.al.Në raport me verën e kaluar, kur një litër naftë tregtohej 220 lekë për litër, çmimi duket të jetë i qëndrueshëm, megjithatë Shqipëria renditet në listën e 20 vendeve më të shtrenjta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *