Shqipëria pret sot në “Elbasan Arena” San Marinon ku do të luftojnë për të kapur vendin e dytë në grupin I për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.
Kundërshtari i Shqipërisë është i fundit në grup dhe sfida e sotme mund të jetë dhe më e lehta për kuqezinjtë.
1- San Marino në 5 ndeshjet e grupit ka 5 humbje, 1 gol të shënuar ndaj Polonisë dhe 19 të pësuar.
2-Fitoren e fundit San Marino e ka në korrik të 2014, 2-1 ndaj ekipit të Serisë D në Itali, Ac Bellaria Igea Marina, kurse barazimin e fundit më 11 nëntor 2020 ndaj Gjibraltarit.