Kreu i PD, Sali Berisha ka kujtuar 76-vjetorin e kryengritjes antikomuniste në Shqipëri që nisi në Postribë të Shkodrës më 9 shtator 1946.
Berisha ta se në këtë kryengritje kërkohej liri për flamurin kombëtar dhe një Shqipëri e Lirë.
Sakaq shtoi se e njëjta gjë po ndodh sot në vend, pasi pushteti është përqendruar në duart e një personi të vetëm.
Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama po përdor çdo fatkeqësi për të shtypur dhe djegur shqiptarët.
“E vërteta është se në Shkodër u vendosën zyrat e shërbimit Jugosllav, zhdukte nacionalistët e veriut pasi ata nuk bindeshin ndaj pushtetit të tij. Kryengritja e Pustribës ishte për liri e flamur kombëtar. Kërkohej një Shqipëri e lirë nga padronët jugosllav. Kanë kaluar 76 vite, nderoj veprat e burrave dhe grave të cilët u ekzekutuan me gjyqe e pa gjyqe. Fshatra të tëra u dogjën, u internuan në kampet më të zeza. Shqipëria është në një rrezik të madh pasi ajo përjeton vendosjen e monizmit, pushtetit të një partie të përqendruar në një person që s’ka moral. Ky është Edi Rama. Përdor çdo fatkeqësi për t’i shtypur dhe djegur. Gjatë Covid-19 vidhte taksa çdo ditë, sot bën të njëjtën gjë. Qytetarët i gënjen me thërrime. Shqipëria në rrezik”, tha ai.