Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e librit “Shqipëria në Rrezik”.
Berisha tha se nesër në protestë qytetarët duhet të dalin për të mbrojtur liritë e tyre. Sakaq ka akuzuar qeverinë se po abuzon me financat, liritë dhe dinjitetin e shqiptarëve.
“Shqiptarët të bashkohen në kauza, për mbrojtjen e lirive të shqiptarëve. Nesër sheshi do mbushet, pasi çdo ditë Rama dhe ekipi i tij po abuzon me financat, liritë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Temperaturat janë të larta, por urrejtja popullore është në krye për këtë dhunues. Gjithçka lidhet me lirinë e tyre, ku dhe libri është dëshmi e një serioziteti të madh ku merret mbrojtja e kauzave.
Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe sëbashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta, që është barrakuda e protestës sonë, ne do ecim të pandalshëm në këtë rrugë sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as dhe një ditë të vetme.
Qytetarët janë njohur tashmë me mënyrën e paimagjinueshme të vjedhjes së parave të thesarit të shtetit duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile, njerëz të cilëve u kanë vjedhur kartat e ID, që s’kanë asnjë lidhje, por kanë vetëm një fat… mafia qeveritare e djegësave ka vendosur t’i përdora ata të vjedhë 60 mln euro, ndërkohë që qytetarëve që përballen me rritje të çmimeve nuk u kompensohen një qindarkë e vetme”, tha ai.