Shqipëria “nën ethet” për zgjedhjen e Presidentit, sot nis zyrtarisht procesi

Vendi ynë pritet të nisë zgjedhjet për Presidentin e ri.

Këtë të mërkurë do të nisin zyrtarisht procedurat.

Në orën 12:30, Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë dhe përcaktojë datën e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Kujtojmë se PS ka propozuar datën 10 maj, ndërsa Partia Demokratike ende nuk ka një datë të caktuar.

Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari. Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *