Shqipëria nis dialogun e partneritetit strategjik me SHBA

Shqipëria dhe SHBA do të nisin dialogun e partneritetit strategjik ditën e nesërme në Uashington.

Mësohet se fokus i këtij dialogu do të jetë zgjerimi i partneritetit strategjik mes vendit tonë dhe SHBA, në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Pritet që ky dialog të forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mbrojtjes kibernetike, energjisë, transportit, klimë, etj. I pranishëm në këtë dialog do të jetë dhe sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *