Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan se ky është një hap historik dhe se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim.
“Urime Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme, hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen e Bashkimit Evropian. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara”, shkruan Kim.