Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament ka deklaruar se vendi ynë nuk i plotëson nevojat për energji elektrike, dhe se asnjëherë nuk i ka plotësuar.
Gjithashtu ai tha se do të ketë një indeksim për pensionet, do të rritet me 10% ndihma ekonomike për familjet në nevojë. Po ashtu ai theksoi se do të rriten pagat e Policisë së Shtetit.
“Në vitet e fundit, Shqipëria nuk ka mundur të mbulojë dot nevojat e veta, për sa i përket energjisë elektrike. Shqipëria nuk ka kapacitet për të mbuluar të gjithë nevojën vendase për energjinë elektrike.
Sot Shqipëria është i vetmi vendi që ka ndërhyrë për të rritur çmimin e energjisë, dhe ky vendim do ta tregoje koha nëse ishte i duhuri apo ishte një marrëzi.
Për herë të parë, qeveria ka ndërhyrë dy herë për indeksimin e pensioneve, dhe familjeve në nevojë. Këtyre. familje do të iu rrisim ndihmën ekonomike me 10%.
Do të rrisim pagat për policinë e Shteti dhe punonjësit e policisë së burgut dhe administrata. Po ashtu do të mbështesim fermerët për naftën”, tha Rama.