Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasi Gjykata e Vlorës vendosi të lë burg Fredi Belerin. Diplomacia greke shkruan se arrestimi i kandidatit vetëm dy ditë para zgjedhjeve, tregon se Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane.
“Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Heimarra, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.
Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, thuhet në reagim.