Shqipëria pa shkëlqim në dy miqësoret e luksit/ Çekia tregoi formën e dobët të kombëtares së Kuqezinjve  

Tre golat e pësuar në miqësoren që Shqipëria zhvilloi me Republikën Çeke, janë një kambanë për teknikun Reja, se italiani duhet të gjejë një zgjidhe të shpejtë për sfidat e shtatorit, ku as të mbrohesh mirë mund të mos mjaftojnë.

I duhet të gjejë një zgjidhe edhe për fazën sulmuese por të mos qenë gjithnjë i varur nga Sokol Cikalleshi.

Një perlë e këtij të fundit ishte gjëja më e bukur që Shqipëria shfaqi në këto dy miqësorë, një gol i magjishëm që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve kuqezi.

Dy teste luksi, përballë dy përfaqësueseve me shumë potencial, pjesëmarrëse në “Euro2020”, ishte një provë gjenerale për të kuptuar pak më shumë mbi potencialin e Kombëtares, ishin dy teste që mbi të gjitha duhet t’i shërbenin Edy Rejas.

Këto ishin dy shanset e fundit për të eksperimentuar, për të parë nga afër ndonjë lojtarë të ri që mund ti shërbejë italianit por në fund ka pak gjëra pozitive për tu kapur.

Nëse përballë Uellsit u ngrohëm sadopak, me kuqezinjtë që shfaqën edhe një herë një ekip solid në prapavijë edhe ky raport zhgënjeu kundër Republikës Çeke, Patrik Schick me shokë vallëzuan në zonë, nëse nuk do të ishte për Selmanin, rezultati mund të ishte edhe më i thellë.

Shqipëria dukej e ndarë në reparte, ishte e prekshme thuajse në çdo zbritje të kundërshtarit, ndërsa as në mesfushë e sulm nuk ishin të qartë, dukej sikur gjithçka ishte rastësore.

Sigurisht Reja nuk kishte grupin e plotë, mungonin disa lojtarë me peshë si Hysaj, Uzuni, etj. (pavarësisht se ky i fundit nuk preferohet titullarë), por boshti kryesore ishte aty, nuk ishin as në kushtet më të mira fizike por ky është një diskutim i njëjtë për të gjithë, edhe për rivalët.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *