Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu është takuar këtë të martë me ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manasterliu shkruan se Shqipëria do të futet për herë të parë në rrjetin e monitorimit për identifikimin e Sars-Cov2 në ujërat e ndotura.
Manasterliu thekson se në vendin tonë është hapur një laborator i ri i cili do të mundësojë sinalizm më të shpejtë në lidhje me ecurinë e post-pandemisë.
Postimi i plotë:
Me Ambasadorin e Gjermanisë ?? Z. Peter Zingraf, Rektorin e Universitetit Bujqësor Prof. Fatbardh Sallaku, përfaqësues të GIZ dhe ekspertë të shëndetit publik, për të ndarë së bashku lajmin e mirë se Shqipëria ?? futet për të parën herë në rrjetin e monitorimit për identifikimin e Sars-Cov2 në ujërat e ndotura.
? ? ?? Laboratori i ri, i pari në rajon, i mundësuar me mbështetjen e qeverisë gjermane, do të mundësojë një sinjalizim më të shpejtë, një vlerësim në kohë reale përsa i përket situatës së ecurisë së post-pandemisë por edhe emergjencave të tjera, në funksion të përmirësimit të shëndetit të popullatës me qasjen ONE HEALTH.