Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas editorialit të kryeministrit Rama të publikuar në Politico.eu ku shprehte ambicien dhe suksesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Kreu i PD-së ka publikuar në rrjete sociale disa statistika, që sipas tij tregojnë renditjen e Shqipërisë përsa i përket sundimit të ligjit dhe korrupsionit në vend.
Basha i referohet Projektit Botëror të Drejtësisë, Bankës Botërore dhe BERZH. Ai shkruan se Shqipëria renditet midis Zambisë dhe Marokut përsa i përket nivelit të korrupsionit.
Postimi i Lulzim Bashës:
Renditja e Shqipërisë sipas Projektit Botëror të Drejtësisë, si dhe sipas BB dhe BERZH:
Sundimi i ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit
Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë
Niveli i korrupsionit: Midis Zambisë dhe Marokut
Nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratë të korruptuar të Ballkanit Perwndimor.
/Priza.al/