Shqipëria rrugëkalim refugjatësh/ Aeroporti i Rinasit bën bilancin: Ja sa bangladeshas pa letra u kapën në Shtator…

Vetëm sot janë sprapsur në Rinas dy shtetas nga Bangladeshi të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.

Gjatë muajit Shtator, janë prapësuar 35 shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe nga Turqia me viza të falsifikuara, që si synim kishin hyrjen për në Shqipëri.

Po përgjatë muajit Shtator 2021, si rezultat i masave të shtuara në kufi për kontrollin e kufirit dhe goditjen e paligjshmërisë, janë evidentuar 15 raste të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe “Falsifikim i dokumenteve”, 5 prej tyre për falsifikim të tamponëve të Covidit.

Gjithashtu është evidentuar dhe 1 rast për “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore” dhe 4 raste për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Në këto vepra janë implikuar 21 autorë, nga të cilët:

8 autorë janë arrestuar në flagrancë, 13 autorë janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dokumentet, 15 pasaporta, 18 karta identiteti, 13 leje qëndrimi, 8 patenta, 6 karta shëndeti, 6 viza elektronike.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në hyrje të RSH për muajin Shtator 2021, janë kapur në hyrje:

Një shtetas me pasaportë të falsifikuar dhe 2 shtetas me karta identiteti të falsifikuara.

Personat që i posedonin këto dokumente nuk janë lejuar të futen në Shqipëri dhe janë prapësuar sërish për në vendin e origjinës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *