“Shqipëria s’do të ketë kurrë kampe emigrantësh”, Rama dhe Xhaçka përgënjeshtrojnë artikullin e ‘The Times’

Mediat britanike i janë kthyer sërish idesë së krijimit të një kampi në Shqipëri për të gjithë refugjatët e paligjshëm që kalojnë kanalin nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi është raportuar mbrëmjen e djeshme nga mediat britanike, ku theksohet se ministritë përkatëse të dy vendeve po diskutojnë hapjen e një qendre azili në Shqipëri, e cila ata besojnë se do të vepronte si një pengesë për emigrantët që kalojnë nga Franca veriore për në Britaninë e Madhe.

Kushdo që kërkon azil në Britani pasi arrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve, shkruan Times .

Image

Image

Image

Por kryeministri Edi Rama mohon kategorikisht se Shqipëria do të jetë një vend që do presë azilantët nga vendet e pasura. Deklarata e kreut të qeverisë, erdhi pas mbledhjes me krerët e degëve të PS-së.

Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kamp për refugjatë’– u shpreh Rama.

Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se patronazhistët janë aset i pazëvendësueshëm për partinë, ndërkohë që për satelitët, ai ftoi gazetarët që të jenë të pranishëm kur të ngrihen në mars.

‘Patronazhistët janë një aset i pazëvendësueshëm jo vetëm i PS-së por i të gjithë partive që funksionojnë të tilla dhe fitojnë. Nuk diskutohet që do të aktivizohem. Koston për satelitët do ta themi në mars kur të ngrihet dhe sateliti i parë”- tha Rama.

Gjithashtu edhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka e konsideroi një ‘fake news’ lajmin. Ajo tha se kjo nuk është diçka e re, por thjesht habitet që e shikon një lajm të tilë të pavërtetë në një gazetë prestigjoze si The Times.

“I njëjti lajm i rremë i vjetër këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si ‘The Times’! Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai” por një “ajo” që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtuar.”- shkruan Xhaçka në një postim në twitter.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *