“Shqipëria sot aleate serioze dhe e denjë e SHBA-ve”, ambasadorja Yuri Kim së bashku me ministren Xhaçka inaugurojnë “Shtëpinë Ryerson”

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka së bashku me ambasadoren Yuri Kim, kanë inauguruar rezidencën e ambasadorit amerikan me emrin “Shtëpia Ryerson”, në nderim të ambasadorit të parë amerikan në Tiranë, Uilliam Rajerson.

Në pritjen e organizuar me rastin e 30-vjetorit të hapjes së ambasadës së parë amerikane në Tiranë, Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara kanë treguar në çdo moment kyç të historisë së vendit tonë. Xhaçka nënvizoi se Shqipëria sot është krenare që është një aleate serioze dhe e denjë e SHBA-ve, duke e cilësur këtë të fundit si një partner strategjik të pazëvendësueshëm.

Mirënjohëse për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo moment kyç të historisë sonë. Krenare që sot Shqipëria është një aleate serioze dhe e denjë, në krah të këtij partneri strategjik të pazëvendësueshëm me të cilin na bashkojnë vlerat dhe lidhjet e pafundme njerëzore mes popujve tanë”, tha Ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *