Djali i vogël i Azem Hajdarit, i është bashkuar homazheve të zhvilluara nga ish-kryeministri Sali Berisha, tek shtatorja e babait të tij në qytetin ‘Studenti’.

Gjatë fjalës së tij ai  u shpreh se vendi nuk është në situatën e tij më të mirë sa i përket aspektit arsimor, shëndetësor apo ekonomik, duke shtuar se kjo i ka bërë sërish bashkë në këtë takim qytetarët.

“Ju falënderoj që jeni sot këtu. Dua t’ju them se shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzim dhe babai im të jetë frymëzim që ta kthejmë Shqipërinë në mënyrën më të mirë. Nuk e mendoja që do të vinte dita që do të mblidheshim kështu. Kur shikon që kombi jot , shteti jot është në krizë të keqe, në aspektin e arsimit, shëndetësi apo ekonomik, natyrisht kjo ditë do të vinte dhe njerëzit do të ngriheshin sërish. Zoti bekoftë Shqipërinë , Zoti bekoftë gjithë shqiptarët”, ka thënë ai.

Auto Sali Berisha 211638964578

 

Auto Sali Berisha 241638964580

Auto Sali Berisha 321638964586

Auto Sali Berisha 371638964589

/Priza.al/