Ish-kryeministri Sali Berisha, kërkoi nga Foltorja e Parlamentit të ndihmohet me fishekë dhe municione Ukraina, e cila ndodhet sipas tij përballë agresionit barbar rus. Berisha nga foltorja akuzoi kryeministrin Edi Rama se me qëndrimin e tij po tregon se mbështet Beogradin.
Gjatë marrjes së fjalës për procedurë, Berisha shprehu nga Foltorja e parlamentit mbështetjen e tij ndaj popullit Ukrainas, si dhe akuzoi qeverinë për mosmbajtjen e një qëndrimi në lidhje me këtë çështje, duke e krahasuar Kuvendin e Shqipërisë me atë të Taxhikistanit.
Ishte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ajo e cila i hoqi mikrofonin ish0kryeministrit pasi nuk po fliste për procedurë.
“Bazuar në standartet e partisë shtet janë vendosur rregulla antiligjore për të kufizuar të drejtën e fjalës time. Si më duket mua vetja sot, sikur jam në parlamentin e Taxhikistanit. A ekziston një kërcënim botëror nga një dikatator paranojak si Vladimir Pustin? Çfarë është jo narkoqeveri që nuk thonë asnjë fjalë të vetme, sikur janë sferë e Putinit. A rrihet në këtë parlament? jo nuk rrihet! Jam këtu që t’i shpreh solidaritetin e Partië Demokratike, popullit Ukrainas. Jam këtu për të mbrojtor Ukraiknën që rrezikohet nga një barbari e Kremlinit. Të paktën fishekë dhe municione mund t’i dërgohen atyre. Argati i Beogratit jo më kot hesht, ashtu dhe pengu i tij, ndaj ju deputetët nuk duhet të heshtni se përfaqësoni Partinë Demokratike dhe jo Lul Bravën.
Nuk mundet këtu të dominojë Beogradi me udhëzimet e tij. Balllkani I Hapur është hegjemoni dhe influencë ruse. Le të vijnë ata të dy të japin llogari, se dhe kur mungojnë mungojnë së bashku”, tha Berisha.
/Priza.al/