Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në OKB, Rusia e gatshme për bashkëpunim

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas zgjedhjes se pesë shteteve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përmes një njoftimi zyrtar, ministria shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me këto shtete, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Reagimi i Ministrisë së Jashme ruse: 

Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj. Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale

Me 175 vota, Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara pak ditë më parë. Vendi ynë mori 175 vota nga 190 vende në OKB me të drejtë për të ushtruar vullnetin e tyre, duke u bërë anëtare e përkohshme në këtë këshill, me një mandat 2-vjeçar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *