Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar në lidhje me deklaratën e medias britanike ‘The Times’ se në Shqipëri do të ngrihet një kamp për strehimin e refugjatëve.
Manja tha se Shqipëria as ka dhe s’ka patur bisedime për ngritjen e ndonjë kapmi refugjatës. Ai tha se bëhet fjalë për një marrëveshje për ekstradimet e lidhur me Britaninë e Madhe dhe Irlandën.
Deklarata e Manjës:
“Sot kaluam në Këshillin e ministrave një marrëveshje për transferimin e personave të dënuar nga Shqipëria drejt Britanisë dhe anasjelltas. Kjo marrëveshje thjeshton procedurat, eliminon pengesat që ka mes dy sistemeve ligjore. Përfituesit janë dy vendet tona, por dhe personat e dënuar, për rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri. Më lejoni që të ndalem specifikisht që kjo marrëveshje përfshin transferimin e personave, refugjatëve që janë në Britani dhe Irlandë, sikur Shqipëria do të jetë vend trajtimi i këtyre. Por është spekulim. Kjo është marrëveshje dypalëshe që e kemi nënshtruar me disa vende të BE ligjet me bashkëpunimi juridik në fushën e çështjeve penalë dhe s’ka të bëjë me trajtimin e këtyre kategorive, hallexhinjve që janë jo vetëm në Angli, për t’u trajtuar në Shqipëri. Shqipëria as s’ka pasur dhe as do të ketë dhe as nuk është në bisedime me ndonjë vend të Be për t’u ngritur një vend që te trajtojë refugjatët, dhe që s’kanë asnjë problem me drejtësinë e këtyre vendeve ku janë. Qeveria shqiptare nuk është as në bisedime dhe s’do të ketë bisedime të kësaj natyre, që të jetë si vend trajtimi kamp refugjatë për emigrantët.”, tha ai.
/Priza.al/