Shqipëria vendi i emigrantëve të paligjshëm, në 24 orë ndalohen 35 shtetas të huaj, arrestohen 5 ‘transportuesit’

Ditën e sotme janë evidentuar disa raste të transportit të emigrantëve të paligjshëm ku disa qytetarë i ndihmojnë të kalojnë drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, në aksin rrugor Tepelenë-Fier janë kapur 3 emigrantë të paligjshëm dhe është arrestuar  Mandi Cano 42 vjeç i cili po kryente transportin e tyre.

Ndërkohë në aksin rrugor Përmet-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Dragotit, policia ka arrestuar 2 persona dhe ka ndaluar 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin paguar për të shkuar në Tiranë. Policia sekuestroi dy automjet dhe 4 aparate celular.

Edhe në Lezhë janë arrestuar 2 persona të cilët u kapën duke transportuar 19 emigrantë në drejtim të Kosovës.

Mbi 5 të arrestuarit në Lezhë, Fier dhe Gjirokastër rëndon akuza e  ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve e kryer në bashkëpunim.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *