Shqipëria voton/ Incidentet që kanë shoqëruar 2 orët e para proçesin e votimit

Ka rreth dy orë e gjysmë që kanë filluar votimet për zgjedhjet vendore në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë deri më tani kanë ndodhur disa incidente, megjithatë situata paraqitet e qetë.

Fillimisht, gjatë orëve të natës është kërcënuar dhe goditur kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës Erion Isai. Ai është goditur me grusht nga një simpatizant i koalicionit Bashkë Fitojmë ku prezent ka qenë edhe kandidati për kryebashkiak nga ky koalicion.

Ndërkohë, Policia e Kuçovës ka proceduar penalisht shtetasin Lefter Maliqi kandidat për kryebashkiak nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe Mikel Hoxha, të cilët akuzohet se kanë fyer dhe kërcënuar disa persona në ambientet e një lokali.

Ndërsa, një 54 vjeçar është proceduar penalisht këtë të dielë, pasi akuzohet se ka kanosur me fjalë kryetarin e njësisë administrative Fratar.

Sipas policisë, mbrëmjen e së shtunës shtetasi Sh. K., 56 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fratar, ka denoncuar se në fshatin Fratar, e kishte kanosur shtetasi Sh. K., 54 vjeç, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar të dyja palët e përfshira në konflikt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *