Shqipëria zgjidhet zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar ditën e sotme për të zgjedhur 5 anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina, si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar. Këshilli i Sigurimit merret me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

Në përfundim të votimeve, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë  me dije se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme. Shqiperia u mbështet nga 175 vende anëtare nga 190 që morën pjesë në votim. Mandati i anëtarëve të rinj fillon në 1 janar.

Në vitin 1995, Shqipëria nuk mundi të merrte një mandat 2-vjeçar, siç u përpoq kësaj here. Vendi ynë nuk kishte rival në këtë garë, pasi ishte propozimi i vetëm i vendeve të Evropës Lindore. Për sa i përket përfitimeve, Shqipëria do të ketë një prestigj të jashtëzakonshëm, në tryezën e Këshillit të Sigurisë, ku ulen fuqitë më të mëdha të botës.

Për sa i përket ndikimit që do të ketë për Kosovën kjo ngjarje e rëndësishme, Shqipëria mund të ndihmojë sa herë që asaj do t’i duhet të ngrejë çështje të caktuara në Këshillin e Sigurimit dhe në OKB. Një dritë jeshile për Shqipërinë do të ketë benefite të padiskutueshme edhe për Kosovën. Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurrentë nga rajonet përkatëse.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *