Shqipëria zyrtarisht pjesë e Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile, reagon ambasada e BE

Pas firmosjes së marrëveshjes ku Shqipëria bëhet anëtare e plotë e Mekanizmit Evropian për mbrojtjen Civile, ka reaguar edhe ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Me anë të një reagimi, ambasada e BE e ka konsideruar ditën e sotme si një ditë të mirë për Evropën.

“Sot është një ditë e mirë për Evropën & Shqipërinë. Duke u bërë anëtare e plotë e Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile, tani ka një vend në tryezën e familjes së mbrojtjes civile. Së bashku, ne mund t’i përgjigjemi më mirë fatkeqësive”, thuhet në reagimin e ambasadës së BE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *