Shqiptarët bëjnë ‘namin’ në Angli, tani edhe reklamë në ‘Tik-Tok’: Të gjithë të interesuarit…

Trafiku i emigrantëve nga Shqipëria në Angli së fundmi po reklamohet në rrjete sociale. Pas një kërkimi janë zbuluar kriminelë shqiptarë që i publikojnë shërbimet e tyre në ‘Tik-Tok’.

Hetimi zbuloi se faqet e njohura ishin të mbushura me reklama nga trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët postonin udhëzime hap-pas-hapi për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.

I quajtur ‘Udhëtim në Angli’ ai përdori hartat e Google dhe grafikë të bërë në mënyrë profesionale që përshkruajnë se si të shkojnë në Britani të Madhe nga Caen në Francë.

“Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Angli të kontaktojnë në profilin tim. Udhëtimi sigurohet 100 përqind”,- shkruan një trafikues në llogarinë e tij në ‘Tik-Tok’.

Videot e tij paraqesin fotografi të Union Jack dhe Big Ben me komentin: Udhëtim i sigurt nga Shqipëria në MB. 23K Euro.

Gjatë hetimit gjithashtu u gjetën kontrabandues shqiptarë që reklamonin në një llogari në ‘Instagram’ të quajtur Journey-Belgjikë-Londër me një numër kontakti në Mbretërinë e Bashkuar.

/Burimi: Dailymail/ Përshtati në shqip: Priza.al/ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *