Një bandë që kultivonte lëndë narkotike është shkatërruar nga policia spanjolle, ndërsa në pranga kanë rënë edhe tre shtetas shqiptarë. Operacioni ka vijuar në kuadër të një tjetri të nisur disa muaj më parë, ku u prangosën 4 persona. Ndërsa sot, Policia spanjolle ka prangosur dy burra dhe një grua, përkatësisht të moshës 50, 33 dhe 47 vjeç. Burrat janë shqiptarë, ndërsa gruaja ka kombësi spanjolle, megjithatë emrat e tyre nuk janë bërë me dije.
Kreu i organizatës ishte një 50-vjeçar shqiptar që ndihmohej nga partnerja e tij spanjolle dhe vëllai i tij, vetëm 33 vjeç. I pari nga plantacionet u çmontua më 22 korrik në një operacion ku u kapën 4 nga “kopshtarët”, midis 19 dhe 32 vjeç me kombësi shqiptare ku u sekuestruan më shumë se 3, 175 bimë narkotike.
Plantacionet u gjetën të kamufluara në zona të pyllëzuara, me tarraca të rregulluara për të strehuar mijëra bimë, një zonë për tharjen e marihuanës dhe një tjetër me tenda për ‘kujdestarët’.
/Burimi: El Caso/ Përshtati në shqip: Priza.al/