Zgjedhjet e 3 prillit dhe shkarkimi i një gjyqtareje serbe në veri të Kosovës ka nxitur reagimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, I cili e ka quajtur si një “stuhi” në veri të Mitrovicës nga ana e kosovarëve.
Vuçiç ndër të tjera në prononcimin e tij për mediat vendase ka theksuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë.
“Natyrisht, tmerri për Ukrainën, nuk do t’i ishte lehtë i kapërdishëm për ne. Nuk kam iluzione se shqiptarët do të donin ta bënin “stuhinë” në veri të Kosovës. Por nuk do të ishte aq e lehtë”, ka deklaruar Vuçiç.
Vuçiç gjithashtu thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që në kërkesën “për votën e serbëve në Kosovë t’i paraqitet në formë zyrtare ndaj Qeverisë së tij dhe për këtë qeveria serbe nuk është pajtuar”.
“Serbët gjithmonë më dëgjonin dhe më thoshin se e dinë se çfarë kam refuzuar si në Uashington ashtu edhe në Bruksel. Kam parë një hidhërim të tillë te serbët për herën e parë kur erdhën në mbledhje. Unë iu luta serbëve të mos e bënin këtë, se po të largoheshin nga institucionet do të kishte katastrofë”, ka thënë ndër të tjera ai.