Qeveria greke ka filluar të ndërmarrë masat për të siguruar 5.000 punonjësit e parë për sektorin e bujqësisë, pas ‘braktisjes’ që i bënë shqiptarët të cilët janë drejtuar drejt Gjermanisë dhe Italisë këto dy vitet e fundit.
Ministria e Jashtme greke ka ngritur një ekip që do të bëjë të mundur marrëveshje edhe me vendet e tjera të cilat kanë mundësi të ofrojnë punonjës të aftë për punë, ku e para është dakoruar me Egjiptin.
Leja e posaçme e dhënë nga shteti greke për punonjësit do të jetë 9 mujore ku emigrantëve do t’i sigurohet pagesa, sigurimet shëndetësore dhe njohjen e viteve të punës për përfshirjen e tyre në skemat e pensioneve të të dy vendeve. Sakaq edhe sektori i ndërtimi kërkon rreth 150-170000 krahë pune për të përfunduar dhjetëra kantiere ndërtimi në vend, ndërsa turizmi kërkon 70.000 punëtorë.