Shqiptarët hyjnë në top 10-shen e prindërve me origjinë të huaj në Britani

Prej ditësh tashmë mediat britanike janë mbushur me lajme që klanë të bëjnë me emigri=antët e paligjshëm me origjinë shqiptare që kalojnë La Manshin në kërkim të një jete më të mirë në Britani.

Por mes lajmeve jo të mira sot prestigjozja britanike Daily Mail ka bërë publik raportin e Zyrës Kombëtares së Statistikave që nënvizon se shqiptarët janë në top 10-en e kombësive që lindin më shumë fëmijë në ishull.

“Shqiptarët janë ndër prindërit më të zakonshëm që lindin fëmijë për herë të parë në Britaninë e Madhe. Më shumë se 3,000 foshnja kanë lindur këtu vitin e kaluar me nëna nga vendi ballkanik”, ka zbuluar Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Por shifrat kanë ngritur pikëpyetje për madhësinë e vërtetë të popullsisë shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila sipas regjistrimit zyrtar është më pak se 50,000.

Lajmi vjen pasi një raport tronditës që u publikua disa ditë më parë ku thuhej se katër nga 10 emigrantë që kalonin Kanalin me gomone ishin nga Shqipëria, i cilësuar nga Britania si një komb paqësor në bisedime për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, ndryshe  nga vendet në luftë si Siria dhe Iraku.

Ndër nënat, Shqipëria u bë vendi i dhjetë më i zakonshëm, nga vendi i 41-të që mbante një dekadë më parë, ndërsa për baballarët u bë vendi i tetë më i zakonshëm, nga vendi i 36-të që zinte një dekadë më parë.

Ish-ministri i Zyrës së Brendshme Sir John Hayes tha: “Është e çuditshme që duhet të ketë kaq shumë foshnje të lindura këtu nga prindër shqiptarë, duke pasur parasysh statistikat zyrtare për numrin e tyre. Pyetja që shtrohet është, nëse një numër i madh i shqiptaresh janë këtu ilegalisht ose nëse atyre u jepen viza me ndonjë mjet tjetër, dhe nëse po pse”.

Shifrat e ONS për vitin 2019 vlerësuan se kishte vetëm 47,000 shqiptarë në Britani, duke i bërë ata kombësinë e 46-të më të zakonshme jobritanike, nga të cilat 22,000 janë femra.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *