Situata në vend nuk është aspak e qetë dhe e favorshme për shqiptarët që mes varfërisë, krizës së zgjatur, pandemisë dhe mungesës së perspektivës për të ardhmen, do të duhet të durojnë edhe të paktën një mandat të tretë të Edi Ramës.
Por politikani dhe analisti Ylli Manjani ka një parashikim akoma më të zymtë… të paktën nëse shqiptarët nuk reagojnë.
Nga emisioni “A” në “Syri Tv” Manjani bëri një analizë të situatës më të fundit politike në vend, duke e lidhur atë me apatinë që i ka zënë shqiptarët.
“Është rritur çmimi i bukës. Asnjë nuk Reagoi! Vazhdojnë ta blejnë me çmim të rritur. Eshte rritur çmimi i karburantit. Asnjë reagim, asnjë protestë. Prisni. Do të rritet prapë. Rama këtë di të bëjë. Vetëm do ti rrisë çmimet. Nuk keni parë gjë akoma. Nëse shqiptarët nuk ndërgjegjësohen dhe të reagojnë… le ta gëzojnë”,- ka deklaruar Manjani për moderatorin Adi Krasta në “A”.
Më herë ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, deklaroi se, kryeministri Edi Rama po e përdor Ambasadën Amerikane si “gogol”.
“Ambasada amerikane nuk të fut në burg, sa për dijeni. Edhe kjo historia e non-grata-s është e tepruar”,- tha ai. “Ja të shpallën ‘non-grata’, ça pastaj?”,- tha Manjani.
“Opozita këtu te ne shihet si fatkeqësi. E gjithë propaganda e dy viteve të fundit, por edhe lëvizjet për të shpërbërë opozicionin, kanë dhënë fryte. Për çdo dështim dhe abuzim të qeverisë, faji i lihet opozitës. Nuk është faji i opozitës që vendi po qeveriset keq. Kush ka këllqe, bën opozitë ndaj atij që është në pushtet”,- tha Manjani.
“Rama qeveris duke shpikur armiq dhe emergjenca. Ai nuk qeveris dot pa emergjenca. Emergjencë fiktive e radhës është Berisha. Jemi si në kohën e Enverit”,- tha Manjani.
“Berisha është një nga 140 deputetët e Kuvendit, një deputet korrekt. Nuk e kuptoj pse Lulzim Basha nuk mban një qëndrim. Qëndrimi i tij duhej të ishte: nuk kam asgjë në dorë. Mandatin ta jep populli dhe ta heq ligji!”,- tha ai.
/Priza.al/