Shqiptarët kërkesa për azil në vendet e BE, shtatori arrin nivelin më të lartë të aplikimeve

Mbi 1,100 persona nga Shqipëria kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian në muajin shtator, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat.

Ky është niveli më i lartë i këtij viti, por mbetet më i ulët se rekordi prej rreth 1800 personash i shënuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që ishte më i larti që pas pandemisë. Numri i aplikimeve për azil në shtator nga shqiptarët është më i lartë se i ukrainasve (870)

Në total, për 10 mujorin kanë kërkuar azil në BE gjithsej 7870 shtetas shqiptarë, me një rritje prej 34% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Franca vijon të mbetet shteti kryesor që tërheq më shumë azilantë, për shkak të politikave me sociale që ajo zbaton. Në këtë shtet aplikuan rreth 54% e totalit për periudhën janar-shtator. Pas Francës renditet Gjermania me 15% të aplikimeve në total, Italia me 11% dhe Greqia me 10%.

Gjeografia e aplikantëve është zgjeruar deri në Slloveni e Rumania, me nga 5 aplikime për secilin shtet.

Që prej fundit të vitit 2019, Eurostat nuk i raporton më të dhënat e aplikimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar, që vitin e fundit është bërë dukshëm preferenca e azilantëve.

Sipas informacioneve të tjera zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga “Monitor” në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.

Në total, duke përfshirë dhe aplikimet në BE, për perudhën janar-shtator kanë aplikuar për azil në Be dhe Mbretërinë e Bashkuar mbi 21 mijë shtetas shqiptarë, duke ia kaluar gjithë vitit 2021, kur numri i aplikimeve ishte rreth 17 mijë.

Aplikimet në BE

Sipas Eurostat, në shtator 2022, 89 590 aplikantë për azil për herë të parë (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, që janë 11 995 persona më shumë se në muajin e kaluar, një rritje prej 15%.

Krahasuar me shtatorin e vitit 2021 (62 820), ka pasur një rritje prej 43% në numrin total të kërkesave.

Ashtu si në gusht 2022, në shtator, sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (14 930 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (11 955), të ndjekur nga turqit (5 220), indianët (4 530) dhe venezuelasit (4 520).

Pas agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, pati një rritje të madhe të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë (nga 2 370 në shkurt në 12 890 në mars, por shifrat kanë ardhur duke u ulur çdo muaj (nga 1 510 në prill në 870 në shtator)./Monitor

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *