Arrestohet shefi i konsideruar i bosëve, bosi i bosëve të Cosa Nostra-s, mafias siçiliane në Itali, një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë dhe i arratisur nga drejtësia prej 30 vitesh, Matteo Messina Denaro. Fjala mafia është një term gjithnjë e më i njohur në rajonin e Amerikës Latine. Çfarë e bën një strukturë kriminale të quhet “mafia”? Prej dy dekadash, organizatat kriminale shqiptare po bëjnë biznes me kartelet në Amerikën Latine duke vendosur kontakte me grupe të trafikut të drogës në vende si Kolumbia, Ekuadori, Meksika dhe Peruja.
Në qershor 2022, Policia Peruane sekuestroi 2.2 ton kokainë që do të dërgohej nga deti në Holandë. Droga ishte e kamufluar në kanaçe me shparguj që transportoheshin në një kamion nga Trujillo në Callao. Në pranga përfunduan 7 peruan dhe shqiptarë, Franc Malo dhe Gentjan Meta.
Sipas raporteve, që citojnë burime nga kabineti i sigurisë teknike të qeverisë meksikane, “el mayo” Zambada kishte krijuar një shoqatë me qëllim pastrimin e parave me anëtarë të klanit që drejtohej nga vëllezërit Hysa (Ramiz, Luftar, Arben dhe Fatos Hysa). Ata kishin krijuar kompani në emër të të cilës ishin regjistruar biznese të ndryshme si kazio, restorante dhe një firmë eksporti në shtetet e Baja California, Quintana Roo dhe Sonor.
Por kriminelët shqiptarë jo vetëm që kanë lidhje të forta me “el mayo” Zambada, por edhe me Kartelin Jalisco Nueva Generación (CJNG), duke shtuar një rritje të aktiviteteve të paligjshme në Amerikën Latine./NTN