Në krahasim me një vit më parë shqiptarët kanë konsumuar gati 14 mijë tonë më pak ushqim dhe pije. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, sasia e importuar e këtyre mallrave në shtator ra në më pak se 97 mijë tonë nga gati 111 mijë tonë në po të njëjtin muaj të një viti më parë. Por, megjithëse sasia e ushqimeve e pijeve të blera nga jashtë në shtator ishte më e ulët se një vit më parë, e njëjta nuk mund të thuhet për paratë e shpenzuara. Sipas INSTAT, ndonëse u importuan gati 14 mijë tonë më pak mallra, vlera e paguar ishte 14.1 miliardë lekë, 2.5 miliardë më shumë se ne shtatorin e shkuar.
Ndërkohë paralajmërimet për rënie të konsumit të mëtejshëm të popullatës sipas ekspertëve duhet të nxisin reagim të qeverisë në drejtim të parandalimit të prishjes së balancave në zinxhirin ekonomik.
Bashkë rënien e sasisë së mallrave të importuar, edhe eksporteve e produkteve kanë pësuar tkurrje. Sipas të dhënave nga INSTAT, në shtator u shitën shqiptare jashtë vendit 289 mijë tonë mallra nga gati 400 mijë tonë në po të njëjtin muaj të një viti më parë./a2cnn