Shqiptarët mbështesin njëri-tjetrin, kjo është Afërdita Suka e zgjedhur deputete në Gjermani

Afërdita Suka sapo është zgjedhur deputetja e parë shqiptarë në Landin e Berlinit të Gjermanisë dhe ka treguar se në këtë rrugëtim politik ka pasur dhe përkrahjen e shqiptarëve që jetojnë në Gjermani.

Ajo tregon se Partia e Gjelbër ku ajo bën pjesë ka marrë rezultate të mira në zgjedhje.

“Kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe kanë besuar se do të fitoj. Kandidatura ime ka ndikuar shumë si mobilim i shqiptarëve, jo vetëm të shkojnë të votojnë por edhe të interesohen për politikën. Po patjetër do jem në parlament. Unë do të përfaqësoj në landin e Berlinit zonën ku jam zgjedhur”, thotë Suka.

Suka është nga Kosova dhe për shumë vite ajo është angazhuar në Gjermani në mbështetje të emigrantëve, duke u vlerësuar edhe me çmime të ndryshme.

Ajo garoi në një lagje të banuar pak nga shqiptarët, e megjithatë mbështetja nga komuniteti për të ishte tepër e madhe.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *