‘Shqiptarët mos t’ia falin kurrë’/ Berisha: Rama me 137 udhëtimet ka shpërdoruar 22 milionë euro

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me publikimet që dolën nga hakerrat iranian për udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me avion privat.

Berisha tha se Rama po shpërdoron lekët e qytetarëve dhe se abuzimi kap vlerën prej 22 milionë euro, në 137 udhëtimet që kryeministri ka bërë me avion taksi.

Sakaq shtoi se ky lloj abuzimi nuk ndodh as në vendet me ekonomi 10 herë më të lartë se Shqipëria

“Kjo statistikë tejkalon ccdo imagjinatë. Rama si asnjë kryeministër tjetër i botës i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi, në 8 vite presidenti i SHBA Jorxh Bush ka udhëtuar 74 herë, gjysmën e Ramës. Ka vizituar 43 vende në gjithë botën. Avionët nuk i ka përdorur asnjëherë për udhëtime boshe, është çmenduri, tejkalon çdo imagjinatë. Austria një vend 10 herë më i pasur se ne nuk lejon që kryeministër të udhëtojnë me avion taksi, por me linjë tregtare. Rama me 37 udhëtime, vajtje ardhje, 54 i ka kryer para themelimit të e-albania. Rama i ka bërë udhëtimet me avion taksi dhe flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit. Ismaili është një aeroplan i e-albania dhuratë, nga presidenti Erdogan. Karburanti, parkingu, rrogat e stiuardesat i paguajnë baballarët e atyre që nisen me gomone. Ndaj këtij superskandali reagoj vetëm për të. Rama tha që nuk jep më sqarime, por do japë deri më një. Shqiptarët nuk duhet t’ia falin këtë, shpërdorimi shkon deri në 22 milionë euro që tejkalon jashtë ccdo limit abuzimi”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *