Fluks makinash dhe trafik të rënduar ka sjellë kjo fundjavë në jug të vendit, pasi numri i qytetarëve shqiptarë por edhe të huaj që kanë udhëtuar në drejtim të bregdetit ka qenë mjaft i lartë.
Burime për median bëjnë me dije se trafiku në autostradën Tiranë-Durrës është kilometric.
Ndërkohë Policia Rrugore ka kërkuar që mjetet të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ruajnë distancën mes tyre, në mënyrë që të mos shkaktohen aksidente.