Shqiptarët përplasen me armë zjarri në dalje të Prizrenit/ Si ndodhi vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi

 

Konflikti i ndodhur në një lokal natë në Prizren mes disa personave nga Kukësi dhe shqiptarëve në Kosovë, ka përfunduar në një përplasje me armë zjarri në dalje të Prizrenit. Policia ka bërë një reagim zyrtar ndërsa ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë. Bëhet me dije në momentin që 31-vjeçari Visart Cengu , 27-vjeçari Rufgen Shehu dhe Arben Basha po largoheshin me automjet, dyshohet se Dibran Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Sakaq 31-vjeçari Visart Cengu ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa 27-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.

Njoftimi:

Kukës/Informacion paraprak.

Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *