Shitjet e artikujve ushqimore shënuan ulje me 1.9% në 3-mujorin e të vitit krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2020, teksa artikujt e tjerë jo ushqimore dhe karburantet shënuan rritje përkatësisht me 3.5 dhe 11%, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Rënia e shitjeve të artikujt ushqimore këtë vit erdhi si rrjedhojë efekteve që dha sëmundja botërore në marsin e vitit 2020, ku shitjet në këto artikuj shënuan rekorde historike. Njerëzit zbrazen tregjet dhe supermarketet nga frika e izolimit të gjatë.
E njëjti argument vlen edhe për karburantet dhe artikujt e tjerë jo-ushqimore të cilat shënuan rritje të shitjeve këtë vit si rrjedhojë e bazës se ulët të krahasimit me tremujorin e parë të vitit 2020, ku konsumi i tyre ra në mënyrë drastike për shkak të bllokimeve në lëvizje.
Në tremujorin e parë 2021, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me në volum u rrit me 3,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht ka pësuar rënie 3,4%.
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2021 shënoi rritje vjetore me 1,3%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2020.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve ka pësuar rënie 1,9%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 3,5%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur me 11,0%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.
Në krahasim me në tremujorin e parë 2021 ndaj tremujorit të parë 2020, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:
Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +2,8 pikë përqindje.
Grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +3,2 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me -2,4 pikë përqindje.
Ndërsa në raport me tremujorin e mëparshëm volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, ka pësuar rënie me 5,5%,.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, ka pësuar rënie 3,0%, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”,- ka pësuar rënie me 4,7%, kundrejt tremujorit të mëparshëm
Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, është rritur 4,9%, kundrejt tremujorit të katërt 2020.
/Burimi: Monitor.al/