Shqiptarët po martohen më pak dhe po divorcohen më shumë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga gati 25 mijë martesa në vitin 1991, numri ra në më pak se 20 mijë gjatë 2021-shit duke u rrudhur kështu me mbi 5 mijë.
Për shkak edhe të numrit të lartë të banorëve, Tirana është qarku me numrin më të lartë të kurorëzimeve në harkun e viteve 2011-2021 me mbi 55 mijë të tilla. Lista vijon me Fierin, Elbasanin, Durrësin dhe Shkodrën. Kukësi dhe Gjirokastra janë qarqet me numrin më të ulët të martesave.
Largimet nga vendi nga njëra anë dhe ulja e lindshmërisë nga tjetra kanë bërë që mosha mestarë e martesës të rritet. Nëse në vitin 1990 mosha mesatare që një vajzë të vishej nuse ishte 23 vjeç, në 2021-shin ajo u rrit në 27.7 vjeç. Me rritmë të ngjashme është rritur edhe mosha mesatare te djemtë që bëhen dhëndër, e cila para dre dekadave ishte 27.3 ndërsa arriti në 21.2 gjatë 2021-shit.
Nga na tjetër, “Deri se vdekja të na ndajë”, betimi i çifteve që lidhin kurorë, përherë dhe më shumë po humb domethënien. Nga rreth 2 mijë e 200 shkurorëzime në vitin 1990, numri i divorceve u rrit në mbi 3 mijë gjatë vitit 2021.
Juristë dhe sociologë thonë se dhuna në familje dhe emigracioni janë shkaqet kryesore që po shtyjnë çiftet shqiptare që të ndahen./A2CNN