Shqiptarët protestojnë! Rritja e çmimit të bukës, karburantit dhe energjisë elektrike, mbledh qytetarët të mërkurën në orën 17:00

Rritja e çmimeve kohët e fundit ka irrituar shumë popullin të cilët nuk janë dakord dhe kanë vendosur të organizojnë protesta ditën e mërkurë në orën 17:00.

Shqiptarët që nuk e pranojnë rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, karburanteve dhe të bukës do të dalin përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Njoftimi për protestën është publikuar në rrjetet sociale dhe nuk është organizuar nga asnjë përfaqësues politik apo organizatë në veçanti.

Njoftimi i plotë i shpërndarë në rrjet:

Ditën e mërkurë ora 17.00 do të jem përballë Kryeministrisë për të shprehur refuzimin tim ndaj rritjes së çmimit të BUKËS, gazit, naftës, energjisë elektrike. Si qytetar i lirë. Pa organizim. Që mos të vënë dot dhe gjobë nga pandemia për organizim tubimesh (edhe pse për parti i lejojnë mitingjet). Ja tani po njoftoj policinë dhe me shkresë.

Vetë kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *