Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë pasi janë futur në shtetin italian pa dokumentet e nevojshme.
Sipas mediave, shqiptari që ndodhej në timon dhe një nga pasagjerët u vunë në pranga pasi u konstatuan pa dokumente.
Ndërkohë që pasagjeri i dytë ishte ndaluar të futej në Itali për 5 vite.
Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti dhe sekuestroi 1200 euro dhe një sasi të vogël lëndë narkotike hashash.
/Priza.al/